Sektori i moshave pranë FSHF-së po mendon që edhe kampionati për 15-vjeçarë të jetë një garë zyrtare, e madje thuajse si kampionatet U-17 dhe U-19. Në fakt, gara për U-15 është zhvilluar mes zonave rajonale, por me shumë gjasa duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë format.

Ka shumë gjasa që ky kampionat të jetë i ndarë në 3 grupe, Grupi i Veriut, Shqipëria e Mesme si dhe Grupi i Jugut, duke shmangur edhe kostot q mund të kenë skuadrat, duke qenë se disa janë ekipe që varen nga klubet apo dhe dia të tjera private.

Gjithsesi, kjo risi pritet ë të ndikojë pozitivisht për kampionatin U-15, ndërsa FSHF është mirë që të bëjë seleksionime në këtë kampionat ashtu si dhe et U-17 dhe U-19 sepse ka ekipe që vetëm sa marrin pjesë dhe në javët e fundit e bojkotojnë garën!

Edhe nese ndodh keshtu, Vllaznia padyshim qe do te jete pretendente edhe me kete grupmoshe sepse ka nje grup lojtaresh te talentuar te cilet vetem pak dite me pare u shpallen kampion per Zonen e Shkodres dhe ato do te tentojne te shfaqin vlerat e tyre edhe ne kampionatin kombetar per te synuar edhe aty titullin kampion.