Vemendja e drejtuesve te Vllaznise per elementin e ri po shtohet gjithnje e me shume. Perpos Ersi Zaganjorit qe ka disa kohe ne stervitje me ekipin e pare, e po ashtu edhe te Arval Maliqit, prej se martes atyre u eshte shtuar edhe nje tjeter futbollist i ri.

Behet fjale per sulmuesin 17 vjeçar Kevin Dodaj. Siç shikohet edhen e foton e ketij shkrimi, ai eshte bashke me Zaganjorin dhe Maliqin i pranishem ne seancen e sotme. Dodaj eshte pjese e Akademise Vllaznia dhe ne kampionatin e vjetshem kur ekipi U17 u shpall kampion, ai ka qene nje prej protagonisteve kryesore te tij me golat e shumte te shenuar.

Dodaj konsiderohet nje nga elementet me me te ardhme te Akademia Vllaznia dhe prandaj eshte ftuar ne stervitje me ekipin e pare ndonese mosha e tij eshte per te luajtur edhe per dy sezone te tjera me ekipin e te rinjve.

Natyrisht qe stervitja me ekipin e pare do ta motivoje edhe me shume Dodajn per te bere mire dhe per t’i treguar vlerat e tij ashtu si duhet, por edhe duke i dhene nje sinjal trajnerit Josa dhe stafit te tij se ai aty eshte.

Ne Europe çdo dite e me shume po shohim raste kur ekipet e njohura po u besojne te rinjve te talentuar duke i aktivizuar me ekipin e pare, ndonese ato jane 17, 16 dhe madje edhe 15 vjeçare. Prandaj dhe Dodaj duhet te prese shansin e tij qe ndoshta vjen shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/