Jane ditet e fundit te vitit dhe thuajse te gjithe sportet i kane mbyllur aktivitetet kombetare dhe vetem Federata Shqiptare e Boksit eshte ne aktivitet. Kete fundjave po zhvillon ne Shkoder kampionatet kombetare U16, U18 si dhe Kupen e Shqiperise per te rritur.

Ka qene vete presidenti i Federates Florend Kalivopulli, ai qe per gazeten “Shkodra Sport” ka shpjeguar edhe arsyen pse boksieret jane ne ring ne kete fund- dhjetori.

“E filluam ne Shkoder dhe po e mbyllim po ne Shkoder. Ne ishim ne fakt te paplotesuar sa i takon kalendarit vjetor te aktviteteve dhe si rrjedhoje Vllaznia eshte ne pararoje dhe prandaj vendosem qe t’i zhvillonim keto aktivitete pa u mbyllur ende viti”- eshte shprehur numri 1 i boksit shqiptar.

Por tre ditet e aktiviteteve ne Shkoder do te shoqerohen edhe me diçka shume interesante dhe kete e ka bere te ditur vete presidenti Kalivopulli kur shton:

“Neser do te kemi nje risi ne boksin shqiptar, starton kampionati i pare i femrave ne Shqiperi. Do te kete vetem nje ndeshje, por ajo do te jete starti i kampionatit te femrave te boksit ne vendin tone”./SHKODRA-SPORT.COM/