Gjërat tek Vllaznia kanë filluar të marrin për mirë. Merkatoja e zhvilluar deri më tani, përgatitjet në Ulqin dhe gjërat e tjera, kanë sjellë një klimë të mirë në Shkodër. Pikërisht për të gjitha këto gjëra, trajneri Ernest Gjoka do të jetë nga ora 18.00 deri në orën 19.00 në një komunikim “online” me tifozët e Vllaznisë. Ky është njoftim i bërë publik pak më parë në faqen zyrtare të klubit dhe kjo padyshim është një risi në komunikimin e këtij klubi me tifozët dhe kuptohet që bëhet për t’i rikthyer ato pranë skuadrës sepse ka nevojë për to.

Në njoftimin e bërë thuhet se të gjithë tifozët duke filluar nga ky moment mund t’i adresojnë pyetjet numrit 1 të pankinës së skuadrës të tyre. Ja njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Skuadra e Vllaznise diten e djeshme ka mbyllur javen e pare te pergatitjeve ne Ulqin dhe tashme ajo ka filluar te mendoje per sfidat e kampionatit. Pikerisht, per ate se çfare po ndodh tek Vllaznia me pergatitjet, trajneri Ernest Gjoka do te zhvilloje nje bashkebisedim me tifozet e Vllaznise “online”, ketu ne faqen zyrtare te klubit. Per 60 minuta me rradhe, ai do t’i pergjigjet te gjitha pyetjeve qe tifozet do te bejne. Per pergatitjet, per merkaton dhe per shume tema te tjera qe ato mendojne. Kjo do te ndodhe nga ora 18.00 deri ne oren 19.00. Por, ju te nderuar tifoze te Vllaznise mund te filloni qe nga ky moment, te shkruani ketu me poshte pyetjet tuaja ne adrese te trajnerit. Profesor Gjoka do t’u ktheje te gjitheve pergjigje ne 60 minutat per te cilat ai do jete ne dispozicionin tuaj.
Ju lutem, pyetjet tuaja te jene sa me te permbledhura ne menyre qe t’i japim mundesine trajnerit per t’u kthyer pergjigje te gjitheve.