Pesimi i 12 golave ne 7 ndeshje apo dhe dy humbjet e fundit ndaj Kukesit dhe Tiranes, kane bere qe ne kampin shkodran ta analizojne mire situaten e krijuar dhe te nxjerrin mesime prej saj.

Qe do te thote, se duke filluar nga neser skuadra do te reflektoje dhe ndaj Egnatias do te shohim ne fushe nje Vllazni krejt tjeter.

Pra, nje skuader e cila nuk do te luaje vetem perpara, por do te kerkoje ne rradhe te pare te mbroje porten e saj dhe pastaj fale edhe kualiteteve qe ka ne rradhet e saj, te tentojne te godasin kundershtarin.

E ka thene kete gje edhe trajneri Brdariç gjate konfernces se sotme per shtyp, e po ashtu e ka pranuar deri diku edhe portieri Zogoviç.

Nuk eshte e qarte se si do te behet kjo gje, duke futur me shume lojtare me tipare mbrojtese ne fushe apo atyre qe do luajne t’u jepen detyra mbrojtese me shume.

E rendesishme eshte qe Vllaznia duhet te dale neser me tre pike nga “Arena Egnatia” megjithese nuk do te jete e lehte sepse perballe do te kene nje skuader shume te motivuar./SHKODRA-SPORT.COM/