Ardhja e tij ne krye te Vllaznia u prit jashtezakonisht mire. Ne rradhe te pare ngaqe ne Shkoder do te vinte nje ish- futbollist i kombetares gjermane, skuader kjo e preferuar prej nje morie te madhe shkodranesh.

Por jo vetem kaq, Ardhja e tij prej projektit “Xhaferi” jepte premisat e nje ndryshime te madh dhe ne fakt, ato kane nisur, ndonese me veshtiresi ne fillim. Shume gjera kane ndryshuar, qe nga menyra e stervitjes, rregulli e disiplina, por edhe ne shume detaje te tjera. Kane ndryshuar edhe ne menyren si punon tekniku gjermano- kroat.

RISITË – Ajo që bën më shumë përshtypje, se “leksioni” është i veçantë për çdo repart. Për më shumë se 30 minuta në ditë, gjermani diskuton me mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin. Nëse gjatë seancave sheh diçka që nuk bëhet si duhet, ua vendos në dukje dhe u tregon formën se si mund të korrigjohen.

Pas dore nuk kanë lënë as pamjet filmike, pasi pret që të eliminohen sa më shumë gabimet në të gjithë sektorët e fushës. Kërkon një prapavijë të mirëvendosur, një mesfushë të zhdërvjellët dhe më e rëndësishmja, një sulm efikas.

Nuk është e vetmja e veçantë që ka vënë në zbatim trajneri i ri i shkodranëve. Ai po mundohet që të injektojë një frymë më të madhe bashkëpunimi në skuadër e po ashtu i ka mëshuar ndjeshëm edhe korrektësisë në realizimin e detyrave që jep.

Brdariç pret një Vllazni shumë herë më agresive dhe tepër strikte. Jo vetëm kaq, pasi kërkon një lojë sa të shpejtë dhe për më tepër do që skuadra të mos ndalet së vrapuari. Kjo është ajo që tekniku i ri i kuqebluve po bën më ndryshe nga pararendësit e tij. Ndoshta përmes këtyre veprimeve ai po kërkon që të ndërtojë një Vllazni të madhe.
www.shkodrasport.com