Edhe këtë javë ka ndodhur si zakonisht rituali i ekipeve të volejbollit të klubit Vllaznia teksa kanë fituar meshkujt dhe kanë humbur femra. Këto të fundit, kanë luajtur të parat pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ato kanë patur përballë ekipin e Teutës së Durrësit, një nga më të mirët në kampionat dhe ndaj tij kanë humbur me rezultatin 0-3. Seti i parë i ndeshjes ka përfunduar në shifrat 12-25, në të dytin ka patur diçka më shumë rezistencë megjithatë është fituar sërish nga durrsaket 25-20 ndërsa në të tretin është fiksuar rezultati 25-16 dhe kësisoj Teuta ka fituar 3-0.
Ndërkohë pas këtij takimi, është luajtur ai i meshkujve në mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Artan Kalaja ka dominuar në fushë dhe ka fituar pastër me rezultatin 3-0 duke patur këto sete: 25-15, 25-23 dhe 25-8. Me fitoren e djeshme, ekipi shkodran vazhdon të udhëheqë renditjen e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj.
© shkodrasport.com