Sot të gjithë, falë rrjeteve sociale, flasin për gjithçka pa patur domosdoshmërisht njohje, kompetenca apo eksperienca në lidhje me argumentin. Ndonjëherë, është më mirë të lësh të flasin ata që kanë një njohje të argumentit për të bërë më shumë qartësi. Për shembull, për “Topin e Artë” kush mund të flaës? Dikush që e ka fituar, specifikisht, Rivaldo.

Braziliani, i cili njëlloj si Luka Modric, ka fituar në të njëjtin vit, 1999 edhe trofeun e FIFA “Futbollisti i Vitit” edhe atë të “Topit të Artë”, nuk është shumë dakord me verdiktin final që çoi në akordimin e çmimit pikiërisht mesfushorit kroat të Real Madrid. Natyrisht që janë të shumtë ata që në të vërtetë nuk e kanë mirëpritur vendimin. Disa e konsiderojnë si fituesin moral Antoine Griezmann, për motive të qarta. Por sipas deklaratës së ish-futbollistit të Barcelonës dhe Milan, të dhënë për “Daily Star”, “Topi i Artë” i takonte një tjetër futbollisti.

Si ish-blaugrana, çudit fakti që Rivaldo nuk është renditur në favor të Messi, por në krah të fenomenit tjetër, që për 10 vite i ka sfiduar titullin, CR7.

“Luka Modric ka bërë një sezon të madh në vititn 2018, duke fituar Champions League dhe duke ndihmuar Kroacinë që të mbërrijë në finale e Kupës së Botës, por nëse do të duhej të zgjidhja, do të votoja Ronaldon. Ka shënuar një mori golash në sezonin e kaluar, ka fituar Champions League duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm në transfertë kundër Juventus dhe ka dëshmuar vlerën e tij në Botëror, duke bërë 4 gola, madje me një tripletë ndaj Spanjës. Ja pse mendoj se e meritonte ai ta fitonte më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Rivaldo.

“Disa persona besojnë se ka qenë transferimi i tij në një tjetër skuadër që ka ndikuar në mos fitimin e trofeut nga ana e Ronaldos, por nuk jam dakord. Pjesa më e madhe e momenteve deçizive kishte ndodhur që më parë, përpara se të vendoste të largohej nga Real Madrid, për tu transferuar te Juventus. Mendoj se kjo ka qenë thjeshtë një tentativë për të shkruar një emër ndryshe në histori, nga Messi e Ronaldo. Të paktën për një vit. Edhe pse nuk përbën kuptim, që janë braktisur parametrat e përdorur në vitet e mëparshme”, vijoi braziliani Rivaldo.