Legjenda e Barcelona-s, Rivaldo, ka kritikuar Raphinha-n pas dështimit të tij me Brazilin këtë javë.

Raphinha u tall nga tifozët e Argjentinës dhe disa lojtarë pas humbjes 4-1 të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës.

Para ndeshjes, sulmuesi i Barcelona-s Raphinha kishte deklaruar: “Ne do t’i rrahim ata brenda dhe jashtë fushës nëse është e nevojshme”.

Rivaldo tha për Betfair: “Ai duhet të kishte pasur zjarr në sytë e tij dhe të bënte gjithçka të mundur për të shmangur atë humbje 4-1 kundër Argjentinës.

“Nuk mund të bësh një deklaratë të tillë dhe më pas të mos bësh asgjë në fushë. Ai duhet të kishte thënë se do të ishte një ndeshje e vështirë, jo se do t’i rrihnin. Ai e bëri atë deklaratë, por nuk bëri asgjë me topin”.