Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve janë tek dera. Nga tetë ekipet pjesëmarrëse në çerekfinale, në sezonin e kaluar ishin vetëm 3, Siti, Reali dhe Bajerni i Mynihut, me “Qytetarët” që ngritën trofeun në Stamboll. Por kjo nuk do të thotë se pesë “të rinjtë” nuk e bëjnë më interesant sezonin aktual. Madje përballjet në çerekfinale janë vërtet të ekuilibruara, ndër më të ekuilibruarat në historinë e kompeticionit.
Raporti i fundit nga “Football Benchmark”, një firmë e konsulencës së të dhënave financiare në futboll dhe partner i gazetës spanjolle “Marca”, është fokusuar në tetë skuadrat që përbëjnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në aspektin ekonomik dhe zbulon se këto çifte janë “më të ekuilibruarat” në shumë vite në tregues të ndryshëm financiarë.
“Nga 13 skuadrat me të ardhurat më të larta operative, tetë kanë arritur në këtë fazë të Ligës së Kampioneve. Të gjitha skuadrat e mëdha, përveç Mançester Junajtidit, kanë siguruar kualifikimin. Kjo merr parasysh kufirin e pjesëmarrjes së katër skuadrave angleze dhe mungesën e Juventusit, që nuk ka mundur të kualifikohet në këtë edicion të Ligës së Kampioneve”, ka deklaruar shefi dhe themeluesi i kësaj firme Andrea Sartori. Raporti ndahet në disa aspekte: totali i të ardhurave operative; shpenzimet e personelit dhe raporti shpenzime personeli/të ardhura operative; vlera e tregut të ekipeve; lojtari më i vlefshëm sipas klubeve; përllogaritja e të ardhurave nga UEFA në sezonin 2023-2024 deri në çerekfinale dhe vlera e fanellës (furnizuesi i kompleteve + sponsori kryesor i bluzës), përveç ndjekësve të mediave sociale dhe fitimit neto pas zbritjes së taksave.
REAL MADRID – SITI, ÇIFTI I TË PASURVE Për sa i përket të ardhurave operative, ndeshjet çerekfinale janë më të balancuarat e mundshme. Ky trend është i dukshëm edhe në tregues të tjerë. Çifti më i pabarabartë në këtë drejtim është ai mes Bajernit dhe Arsenalit. Katër skuadra kanë të ardhura operative që i kalojnë 800 milionë euro dhe përfaqësojnë dy çiftet më të forta në këtë kuptim: Real Madrid (830), Mançester Siti (826), PSG (802) dhe Barcelona (800).
VLERA E SKUADRËS: MADRID-SITI, DUELI MË I PABARABARTË! Ka edhe njëfarë barazie në çerekfinale nëse shikojmë vlerën e skuadrave. Çuditërisht, ka një paradoks, sepse çifti më i pabarabartë është ai mes dy kampionëve të fundit. Siti ka një vlerë skuadre prej 1,385 milionë, krahasuar me 1,137 të Madridit. Një diferencë prej 248 milionë. Tre çiftet e tjera kanë diferenca, por jo më shumë se 150 milionë euro.
NGA HALAND TE MOLINA Nëse fokusohemi te lojtarët më të vlefshëm në secilën skuadër, përsëri kjo një farë barazie mes çifteve çerekfinaliste. Më i çekuilibruari është dueli mes Barcelonës dhe PSG-së, por ka një hile. Më i çmuari i PSG-së do të ishte Mbape nëse kontrata e tij nuk do të përfundonte. Vlera e tij teorike, duke supozuar një rinovim me PSG-në, do të ishte 235 milionë euro, më e larta në botë. Por në këtë rast si vlera është marrë ajo e Kolo Muanit që është më poshtë se ajo e Pedrit. Për pesë nga tetë skuadrat në çerekfinale, lojtari më i vlefshëm i kalon 100 milionë eurot. Në rastin e Haland dhe Bellingam jemi shumë afër 200 milionë euro secili.
FANELLA E BARDHË VLEN SA PËR TRE! Aty ku dominojnë klubet spanjolle, veçanërisht Reali i Madridit dhe Barcelona, është vlera e fanellës së tyre dhe numri i ndjekësve në rrjetet sociale, ku “los blancos” nuk kanë asnjë kundërshtar. Reali kryeson në klasifikimin e vlerës së fanellave (sponsor teknik + sponsor kryesor i fanellës) me afër 200 milionë euro. Reali dhe Barcelona janë dy klubet e vetme, sponsori teknik i të cilëve kalon 100 milionë euro
FITIMI NETO PËR BARCELONËN… ME “HILE” Është e nevojshme të saktësohet se fitimi neto rekord i Barcelonës është, është rezultat i të ardhurave të jashtëzakonshme (793 milionë euro), kryesisht për shkak të shitjes së të drejtave televizive. Pesë nga 8 çerekfinalistët janë fitimprurëse. Atletiko e Madridit, Arsenali dhe mbi të gjitha PSG-ja janë me humbje. Megjithatë, në rastin e PSGsë, bilanci po përmirësohet ku humbjet janë ulur me 70%.