Bajerni i Mynihut me “plakjen” e Robenit dhe Riberisë sezonin tjetër do të vuajnë për sulmuesë krahu. Kështu pas blindimit të mbrojtjes, tashmë sytë kthehen nga krahët e sulmit.
Sytë e bavarezëve, janë kthyer nga lojtarët gjermanë dhe Lerio Sane është një nga ata që pëlqehet shumë në klubin e Bajernit.
Mediat angleze bëjnë me dije se Guardiola dhe Sane janë fthohur, marrëdhëniet e tyre nuk janë më siç kanë qenë.
Kështu Bajerni do të hyjë në garë për Sane, i cili është një zgjidhje shumë e mirë për skuadrën, e cila do të sigurojë sulmin për shumë vite me rradhë.