Robert Lewandowski është shumë afër aktivizimit të klauzolës për rinovimin automatik me Barcelonën. Sulmuesi polak ka nevojë të luajë 55% të ndeshjeve me të paktën 45 minuta të zhvilluara, ndërsa tani është vetëm tri ndeshje larg përmbushjes së këtij kushti.

Deri tani, ai ka luajtur 31 nga 34 ndeshje me mbi 45 minuta, ndërkohë që Barça mund të arrijë një maksimum prej 61 ndeshjesh këtë sezon. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit tashmë e konsiderojnë rinovimin e tij të sigurt.

Pavarësisht spekulimeve verën e kaluar për një ndryshim në repartin ofensiv katalanas, Lewandowski i ka tejkaluar pritshmëritë. Ai është vetëm 3 gola larg shifrës së tij më të mirë me Barcelonën (33 gola në sezonin 2022-2023) dhe ka shënuar 4 gola më shumë se sezonin e kaluar (26 gola më 2023-2024).

Edhe pse 36 vjeç, polaku po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Deri tani ka shënuar 30 gola në 32 ndeshje, duke tejkaluar edhe shifrat e tij në sezonin e parë me Bayern Munich (2014-2015), kur shënoi 25 gola në 49 ndeshje.

Lewandowski vazhdon të jetë në krye të listave të golashënuesve. Edhe pse nuk shënoi ndaj Atalantës, ai e mbylli fazën e grupeve në Champions League si golashënuesi më i mirë i kompeticionit për këtë sezon, së bashku me Guirassy të Borussia Dortmund. Në La Liga, ai kryeson me 18 gola, 3 gola më shumë se Mbappé, i cili nuk shënoi ndaj Espanyol.

Duke pasur parasysh se mbeten edhe 16 ndeshje në La Liga, dy në Champions League dhe të paktën një në Kupën e Mbretit, polaku ka ende kohë për t’i çuar statistikat më lart. Në skenarin më të mirë, ai mund të arrijë deri në 61 ndeshje këtë sezon./telesport/