
Rëndësia e Memorialit të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” që starton nesër në Shkodër, rritet edhe më tepër nga niveli i lartë i boksierëve pjesmarrës. Kështu, kanë mbërritur sot për të marrë pjesë boksierët e 14 shteteve të ndryshme teksa mes tyre ka patur edhe jo pak emra të mëdhenj të këtij sporti. Kuptohet, që sportisti më me emër që merr pjesë në këtë Memorial është padyshim Roberto Cammarelle. Italiani në fjalë është kampion olimpik në “Pekin 2008”, dy herë kampion i botës në Çikago më 2007 dhe në Milano më 2009, kampion i Mesdheut dhe fitues i shumë trofeve të tjerë. Ai, menjëherë pas mbërritjes në Shkodër dhe sistemimit bashkë me ekipin italian në hotel “Colosseo”, ka pranuar me kënaqësi të intervistohet nga gazeta online
www.shkodrasport.com teksa ka thënë: “Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri por kam ardhur me kënaqësi sepse ekipi italian ka nisur një bashkëpunim të mirë me atë shqiptar dhe prandaj ky bashkëpunim do thellohet edhe më tej. Në aspektin personal, ky turne i rëndësishëm do të më ndihmojë në përgatitjet e mia për Olimpiadën e Londrës ku objektivi fillestar është të futem në zonën e medaljeve dhe pastaj të shoh”. Cammarelle bokson në peshën super të rëndë +91 kg dhe mendohet të fitues fitues i këtij Memoriali në peshën e tij. Ardhja e tij për të marrë pjesë në “Vllaznia 2012” i ka entuziasmuar organizatorët sepse në fund të fundit është një vlerësim i madh që i bëhet këtij aktiviteti.
www.shkodrasport.com
Roberto Cammarelle ne momentin e shpalljes kampion olimpik.