Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid dhe i Brazilit, Roberto Carlos, ka folur për të përditshmen algjeriane “El Heddaf et Le Buteur”, duke dhënë mendimin e tij për temat më të nxehta të ambientit madrilen.

CR7 E ZIZOU – “Jam befasuar nga largimi i i portugezit? Jo. Cristiano i ka dhënë shumë futbollit spanjoll dhe Real Madrid-it, por ka shkuar gjithsesi te një klub i madh, e Falënderoj për atë që ka bërë për Real-in dhe i uroj të bëjë të njëjtën gjë në Itali me bardhezinjtë”.

Në lidhje me lamtumirën e Zidane: “As largimi i tij nuk më ka befasuar. Njerëzit kanë projekte për jetën e tyre. AI ka vendosur të largohet pasi arriti majat si lojtar dhe si trajner”.

CHAMPIONS – “Juventus favorite për Champions-in në këtë sezon? Bardhezinjtë kanë një skuadër të fortë, por Real vazhdon të ketë një marsh më shumë. Madrilenët mbetet klubi më i madh në botë me 13 Champions të fituar. Të shohim se çfarë do të bëjë Juventus në mars dhe nëse do të jetë në gjendje të triumfojë…”.