Pas eksperiencave në Turqi me Sivasspor dhe Basaksehir, sulmuesi brazilian, Robinho ka vendosur që karrierën e tij si futbollist ta mbyllë aty ku e nisi.

Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Milan është transferuar te ekipi i Santos në Brazil.

Dhe këtë ai do ta bëjë për të me dëshirën për të ndihmuar klubin dhe jo për të përfituar para, pasi sulmuesi 36 vjeçar do të marrë një pagë simbolike prej 230 eurosh në muaj për pesë muajt e kontratës që ka nënshkruar me Santos.

“Santos ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Dua të jap ndihmën time brenda dhe jashtë fushave” nënvizon Robinho.