Erling Haland e nisi këtë sezon me dëshirën për të luftuar për gjithçka në atë që me shumë mundësi është edicioni i tij i fundit me fanellën e Borusia Dortmund. Por lojtari norvegjez ka qenë shumë i pafat me dëmtimet.

Një i tillë në ije e ka nxjerrë jashtë loje prej javësh dhe ndonëse provoi të kthehej në fushë dy javë më parë, me sa duket e ka përkeqësuar atë. Kështu, futbollisti ka përfunduar përsëri në infermieri dhe sinjalet që vijnë nga Gjermania nuk duken të mira.

Sipas “Bild”, bëhet fjalë për një dëmtim muskulor shqetësues që kërkon të paktën dy muaj jashtë fushave. Kjo praktikisht do të thoshte se Haland e ka mbyllur që tani vitin dhe kthehet në fushë në 2022.

Një konfirmim indirekt vjen edhe nga Jan Age Fjortoft, mik i futbollistit, i cili në një televizion në Norvegji ka lënë të kuptohet se skenarët janë shqetësues. “Ndoshta ajo me Ajaksin ishte ndeshja e tij e fundit në vitin 2021”, theksoi ai.