Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, është bërë protagonist në sfidën mes Leipzig U-19 dhe Celtic U-19, e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Youth League”. 17-vjeçari shqiptar, i cili ka zgjedhur për të luajtur me Irlandën, shënoi një supergol me një gjuajtje fluturimthi që në minutën e parë të sfidës.

Me këtë gol, ai kaloi skocezët në avantazh, teksa nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë nga Letsosa, me Celtic që në fund fitoi në transfertë me rezultatin, 1-2. Kujtojmë se, Rocco Vata konsiderohet si një nga talentet që pritet shumë prej tij në të ardhmen, prandaj për të kanë shfaqur interes ekipe si Reali, Çelsi apo Liverpool.

Nderkohe, perpos golit te shenuar, ne ndeshjen e sotme ai ka spikatur per te gjithe lojen, me ate se çfare ka dhene ne fushen e lojes dhe jo me kot eshte shpallur edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA.

Ai ka qenë herë pas here protagonist edhe me moshat e Irlandës, në ndeshjet e vlefshme për kompeticionet europiane dhe Vata Junior ka spikatur me lojën e tij. Në fakt, Rudi Vata ka thënë se për të birin nuk ka pasur asnjëherë interes serioz nga ana e FSHF, prandaj ai ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën.
Maringlen ZHIVANI