Gjatë një interviste në podcastin “Rest is Football”, Rodri i është rikthyer edhe një herë vendimit që mori Reali i Madridit për të bojkotuar ceremoninë e “Topit të Artë”.
Për fituesin e çmimit, veprimi i klubit madrilen nuk është për tu respektuar. “Vendime të tilla mund të merren nga individët ose edhe nga klubet në tërësi, por unë i qëndroj besnik qëndrimit tim të parë.
Unë nuk respektoj një sjellje të tillë. Mbaj mend se një vit më parë Erling ishte shumë pranë triumfit dhe të gjithë ne dëshironim që të ishim aty prezent për ta mbështetur”, tha Rodri, i cili fitoi trofeun duke lënë pas emra si Vinicius Zhunior dhe Karvahal.