Goli i shenuar nga Roel Oborri nje minute para fundit te ndeshjes i ka dhene fitoren ekipit Shkodra U17 ndaj Dinamos, ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne Shkoder. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi ka fituar ne fund me rezultatin 3-2 dhe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje.
Takimi ka dhuruar shume emocione ne nje sfide te vertete. Pas shume rasteve te krijuara, rezultati do te zhbllohej dy minuta para fundit te pjeses se pare kur futbollisti Luis Lera e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Dinamos. Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej ne shifrat 1-0 per KF Shkodra U17.
Ne fillimin e se dytes, pikerisht ne minuten e 47-te ka qene Dinamo qe ka barazuar me ane te futbollistit Kledi Vaka. Gjithsesi barazimi nuk do te zgjaste shume sepse Roel Oborri ne minuten e 64-te do te rikthente ne avantazh serish ekipin shkodran.
Megjithate ndeshja nuk do te mbyllej ketu. Pa kaluar ende 60 sekonda nga ky gol, Dinamo do te barazonte serish me ane te futbollistit Brihmani. Me pas, duket se ndeshja do te shkonte drejt barazimit por nuk do te ndodhte keshtu sepse ky takim do te prodhonte edhe nje tjeter gol.
Pikerisht ne minuten e 89-te, ka qene Oborri qe shenon serish, golin e trete per Shkodren dhe te dytin personal duke bere qe ekipi i tij te marre nje fitore me shume vlere ndaj nje ekipi si Dinamo.
www.shkodrasport.com