Xhudisti shkodran Roland Vasija ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e parë duke merituar edhe medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Pejë të Kosovës.
I titulluar “Judo for Peace” ky turne i përvitshëm i organizuar nga Federata e Xhudos se Kosoves, këtë vit u zhvillua ne Peje.
Pikerisht ne qytetin e Kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe kampioneve te tjera boterore.
Në edicionin e sivjetëm moren pjesë shtetet e rajonit por edhe Austria e Turqia.
Kjo e fundit është përfaqësuar nga Klubi Galatasaray, një ndër klubet më të forta në Europë!
Pjesmarres ne kete turne ishte dhe Federata Shqiptare e Xhudos e cila kishte ne perberje te ekipit perfaqesues edhe 3 xhudistet e Vllaznise, Roland Vasija, Xhovani Shkoza dhe Markeljan Tanushi, të shoqëruar nga trajneri Luigj Shkoza.
Sportistët shkodranë arritën keto rezultate ne konkurimin per te rritur:
Roland Vasija vend i pare në peshën 60 kg me 3 ndeshje te fituara.
Xhovani Shkoza vend i tretë në peshën 73 kg me 1 ndeshje e fituar.
Markeljan Tanushi në peshën 81 kg ishte i pafat ne short ku ne ndeshjen e pare u perball me Akil Gjakoven pretendentin dhe fituesin e kësaj kategorie.
© shkodrasport.com