Sot po mbahet takimi vendimtar në institucionet shtetërore të kryeqytetit italian në Romë, në lidhje me aprovimin e ndërtimit të stadiumit të ri të Romës.
Presidenti i klubit, James Pallotta, po pret një “dhuratë për Krishtlindje”. Aprovimi, që pritet të ndodh sonte, do të ishte një lajm i madh për presidentin verdhekuq, që pas 7 vjetësh në krye të klubit, më në fund mund ta bëjë Romën me një shtëpi të re.
Ndryshe, plani është përgatitur tash e një kohë të gjatë.Roma do ta ketë një nga stadiumet më të bukura në Evropë.Më poshtë mund t’i shikoni disa foto që do t’ju lënë pa koment.