Roma dukej një ekip i shpërbërë në momentin kur drejtimin e klubit verdhekuq e mori Klaudio Ranieri.
Por tekniku i njohur italian, i cili la pensionin për t’u kthyer në pankinë për skuadrën e zemrës, ka përsëritur një nga mrekullitë e tij, teksa i ka sjellë rezultatet dhe bindjen verdhekuqve që mund të bëhen protagonistë të rëndësishëm në këtë kampionat.
Sot, skuadra kryeqytetase mundi 1-0 Empolin në transfertë, me një gol të shënuar që në minutën e parë nga Sule që mjaftoi për të siguruar tre pikë të rëndësishme për renditjen e sidomos për moralin.
Kjo fitore në fakt ngjit Romën në vendin e 7 në klasifikim, me më shumë pikë se Fiorentina apo Milani që cilësohen pretendente për një vend në zonën Champions e duke u bërë një kërcënim i dukshëm për skuadrat e katërshes së parë.