Roma këtë sezon gjendet shumë larg pretendimeve që kishte për të luftuar për zonën Champions, por për tifozët verdhekuq, sot ka ardhur një kënaqësi që justifikon deri diku skuadrën, fitorja në derbi ndaj Lacios.

Ekipi i drejtuar nga Ranieri ka fituar me shifrat 2-0 falë një ndeshje të zgjuar, pasi goditi kundërshtarët në startin e saj me Pelegrinin e Salemakers, duke administruar më pas me qetësi avantazhin, e duke luajtur me nervat e bardhekaltërve.

Këta të fundit rrezikuan disa herë portën e Svilar, por nuk ia dolën të tundnin rrjetën, të nervozuar duke rënë shpesh pre e provokimeve të verdhekuqve, që sollën edhe kartonin e kuq të Kastejanos në fund, përtej humbjes që i hoqi mundësinë t’i afroheshin përsëri kreut.

ROMA 2-0 LACIO

10′ Pelgrini, 18′ Salmakers