Romelu Lukaku shënon sërish, këtë herë në Cagliari, duke tërhequr zvarrë Romën e tij. Belgu ishte protagonisti i një dygolësh në Unipol Domus Arena që çoi në fitoren përfundimtare të Giallorossëve që u mbyll me rezultatin 4-1.
Rekord me Romën në fillim të sezonit 5 gola në 6 ndeshjet e para të Serie A. Vetëm Gabriel Batistuta ka bërë më mirë në sezonin 1994/95.Në total, belgu ka realizuar 7 gola në 8 ndeshje bashkë me Kupat e Europës.
Në fund të ndeshjes, ish-sulmuesi i Interit dha një intervistë për DAZN. “Roma e Lukakut? Roma është Roma, siç e thashë edhe më parë ne jemi një ekip dhe duhet të përmirësohemi.
Ne po rritemi, duam ta bëjmë për qytetin dhe për tifozët. Jam i lumtur për këto tre pikë. Unë jam profesionist, kam punuar në verë. Shumë njerëz kanë folur për gjendjen time fizike, por unë nuk flas dhe demonstroj në fushë”.
Më pas Lukaku e lartësoi Dybalan, duke nënvizuar rëndësinë e tij për grupin dhe mirëkuptimin e fituar tani: “Raporti me Dybalan? Ndihem mirë. Unë kam pasur fatin të luaj me shumë lojtarë të fortë që kur kam qenë në Itali dhe Paulo është një lojtar që e ndihmon shumë ekipin. Është mekat që u lëndua sot, shpresojmë ta kthejmë shpejt. Ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadrën tonë”.
Më pas për marrëdhënien me Special One, Romelu Lukaku është përgjigjur kështu: “Kam një marrëdhënie të veçantë me Mourinhon, ai njeh familjen time, fëmijët e mi dhe ka besim tek unë. Ndonjëherë është e vështirë për mua, por është mënyra e vetme për të më bërë të rritem si lojtar”./telesport/