Politika ndan atë që futbolli kishte bashkuar. Nga njëra anë Romario, nga ana tjetër Bebeto. Në një kohë miq të mëdhenj dhe binjakët e golave të së shkuarës. Por sot, ata lëshojnë akuza dhe fyerje nëpër media pa e kafshuar gjuhën për asnjë çast.

I gjithë faji i ideve të ndryshme politike, pas një periudhe të shkurtër mosmarrëveshjesh, ata i kanë kthyer në armiq të ashpër.

Konflikti mes dy ish-sulmuesve, kampionë bote në “SHBA 1994”, nisi pas deklaratave të Romarios për programin “Cheguei” drejtuar nga Zhoze Karlos Arauho, në të cilin Baksinjo e quajti ishshokun e skuadrës një tradhtar.

Përgjigjja erdhi përmes kolonave të “Uol Esporte”, ku Bebeto e akuzonte Romarion si egoist dhe narcisist.