Peshëngritsja shqiptare Romela Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp ku u betua se nuk ka përdorur substanca të ndaluara në botërorin e peshëngritjes që u mbajt në Amerikë disa javë më parë.
“Kurani është gjëja më e shtrenjtë që unë kam. Duart mia kurrë nuk e kam prekur atë lloj substance dhe prandaj betohem në Kuran.”
“Jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka për një moment isha krenaria, sot në shi jam harruar e nuk jam më, ndaj unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë”- tha ajo.
“Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjera më të shtrenjta që kam, kam një emër Romela Begaj.
Gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kamn në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”./newsport/