Ronald Koeman, trajner i kombëtares holandeze, ka folur sot në konferencën për shtypin në Qytetin e Sportit të Federatës (KNVB) në Zeist, rreth 70 kilometra nga Roterdami. Këto ishin përshtypjet e tij në prag të ndeshjes midis ‘Oranje’ dhe Spanjës, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve:
“Spanja është një skuadër solide me topin dhe ka lojtarë të shkëlqyer mes linjave. Për më tepër, me Nico dhe Lamine në krahë, ata kanë shumë ritëm,” tha ai duke lavdëruar kampionët e Evropës në fuqi.
Ai më pas e pranoi se do të ketë momente kur do të dominohen nga skuadra e De La Fuente.
“Disa herë duhet ta vendosësh ‘autobusin’ në fushë, edhe nëse nuk do ta bëje vërtet. Ne do të përpiqemi të luajmë me linja të larta dhe të bëjmë presion. Do të jetë e rëndësishme të luajmë me intensitet për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur atë në gjysmën e tyre të fushës,” tha Koeman.
Ai gjithashtu foli për emocionet që ndjeu pas debutimit të lojtarëve si Pedri dhe Mingueza, por edhe Gavi dhe Balde, të cilët megjithatë nuk do të luajnë:
“Sigurisht që jam i lumtur që kam bërë debutimin e këtyre lojtarëve, por merita u takon atyre, sepse që kur iu dha mundësia, ata treguan se janë lojtarë të mëdhenj. Kujdesem shumë për ta dhe për këtë arsye, ndeshja e nesërme është interesante.”
Më pas ai foli edhe për Lamine Yamal: “Për një trajner është një bekim të kesh këtë lloj lojtari, sepse ata mund të vendosin ndeshjet. Të punoja me Messi-n ka qenë një eksperiencë e madhe, shpresoj që Yamal të arrijë një ditë të ketë të njëjtin nivel rëndësie për klubin. Dhe shpresoj që Frenkie të fitojë shumë tituj me ta te Barça.”