Sulmuesi Brazilian, Ronaldinho Gaucho, ka deklaruar se vitin e ardhshëm zyrtarisht do të largohet nga futbolli aktiv, pas më shumë se dy vjet pa skuadër.

“Vitin e ardhshëm zyrtarisht do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Deri atëherë do të luaj edhe disa ndeshje falendëruese mes miqsh”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës për ‘Four Four Two”. Tutje, fituesi i Botërorit 2002 me Brazilin, tha se ka disa projekte të tjera që e presin.

“Pasi ta kem përfunduar karrierën futbollistike, do të merrem me muzikë, gjithashtu do ta hap shkollën e futbollit”. Kujtojmë se Ronaldinho ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 2005, ndërsa kishhte fituar edhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2006.