Legjenda e futbollit botëror, Ronaldinjo mendon se sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Xhunior, shpejt do të shndërrohet në një nga futbollistët më të mirë në botë.
Braziliani duket i bindur për cilësitë e patriotit të tij, ndërsa shpreson që Kombëtarja të kthehet të fitojë tituj të rëndësishëm. “ Vinicius do të jetë shpejt një nga futbollistët më të mirë në botë. Edhe tani është një lojtar shumë i fortë dhe shpejt do të jetë një ‘top-player’.
Shpresoj që Brazili të rikthehet të trofetë e rëndësishëm si Kupa e Botës”, u shpreh Ronaldinjo, i cili ditën e nesërme do të marrë pjesë në një ndeshje miqësore mes disa ish-futbollistësh.