Ronaldinjo është akoma në burg në Paraguai dhe duket se do ta ketë të vështirë të dalë nga atje. Braziliani u arrestua bashkë me vallain e tij, pasi kishin hyrë në shtetin latin me ndihmën e pasaportave falco.

Tashmë Ronaldinjo është i detyruar të qëndrojë ambientet e paraburgimit, ndërkohë që ndaj tij dhe vëllait po organizohet edhe një proçes i ndërlikuar gjyqësor.

Dy vendimet e para të gjykatësit kanë qenë negativëe për brazilianin, teksa kishte ofruar të paguante 800 mijë euro për të përfituar arrest shtëpie. Ky vendim është rrëzuar menjëherë nga gjykata.

Në seancën e radhës avokatët e Ronaldinjos kanë vendosur ta dyfoshojnë këtë shumë, duke ofruar 1.6 milionë euro, por përsëri kjo shumë nuk është e mjaftueshme që ish-ylli brazilian të dënohet me arrest shtëpie.

Ronaldinjo është në një situatë të vështirë, me gjykatën që po vendos kundër tij, pa marrë aspak parasysh reputacion e një njeriu si ish-ylli i Barcelonës. Së fundmi në ndihmë të tij është shfaqur edhe Leo Mesi i cili ka investuar 4 milionë euro për të liruar shokun e tij. /vipsport/