Padyshim që të gjithë ne duhet t’a ndiejmë veten me fat që kemi jetuar dhe po jetojmë në epokën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Dy yje futbolli që konkuruan “kokë me kokë” për më shumë se një dekadë, dhe që thuajse e kanë ndarë botën në mes.

Pyetja se cili është më i mirë Ronaldo apo Messi, është ndryshe pyetja “1 milion dollarëshe” pasi asnjëherë nuk është dalë në një përfundim që është pranuar nga të gjithë.

Edhe pse Leo Messi zotëron 7 “Topa të Artë”, ndërsa Ronaldo 5, trofe individual këto që padyshim janë një njësi matëse për secilin, sërish dalin statistika që tentonjë të balancojnë çdo gjë, shkruan Albeu.com

Një përgjigje të argumentuar mirë padyshim nuk kishte se kush të na e jepte më mirë se gezetari i mirënjohur shqiptar, Defrim Methasani.

Një ikona e gazetarisë sportive dhe padyshim që zëri i tij në Radio është thuajse një “himn”.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarin Riza Tufa në Albeu Sport, Methasani u shpreh se ai vlerëson më së shumti portugezin, jo vetëm për faktin e statistikave dhe rezultateve sportive, por edhe për anën humane të tij.

“Mua më kanë pyetur dhe herë të tjera sepse në dhe herë të tjera sepse në çdo bisede televizeve kjo pyetje bëhet. Për mua është Ronaldo sepse Messi lindi si talent, ndërsa Ronaldo u bë me punë” tha fillimisht Methasani.

Për faktin e diferencës mes Messit dhe Ronaldos në trofetë individual të fituar ai shtoi se golat e CR7 jana më shumë në memorie sesa trofetë e Messit.

“Golat e Ronaldos janë më shumë në memorie sesa trofetë e Messit”, shtoi ai.

Një tjetër faktor ashtu siç e përmendëm edhe me lart është edhe suksesi i Ronaldos me skuadra të ndryshme, ndërsa Messi ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe së fundmi për PSG.

“Jeta e Messit ishte e lidhur me Barcelonën. Barcelona ishte Messi dhe Messi -Barcelona. Dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që ata ishin një binom shumë i bukur që natyrisht i dha vlerë Barcelona -Messit por edhe anasjelltas dhe e bëri një skuadër kaq shumë të famshme. Ajo ishte i njohur, por Messi e griti në lartësi shumë të larta”, përfundoi Methasani.

Sa i përket lojtarëve që do të “sundojnë” futbollin pas Ronaldos dhe Messit, gazetari i mirënjohur tha se është e vështirë që dikush t’i arrijë ata, por Haaland dhe Mbappe po bëjnë mirë./albeu/