Ish sulmuesi brazilian, Ronaldo është rikthyer të flasë për Barcelonën, ndërsa ka komentuar largimin e Neymarit, por edhe afrimin e mundshëm të Coutinhos në Kataluna. Ai rrëfeu se nuk ruan fort kujtime të mira nga aventura te Barcelona, ndërsa pranoi se ky destinacion është ‘shumë i keq’ për brazilianët. “Duhet të pranojmë se Barcelona nuk është një destinacion shumë i mirë për ne brazilianët.
Na shikoni mua, Romarion, Ronaldinhon dhe së fundi Neymarin, që jemi trajtuar shumë keq dhe nuk ka aspak mirënjohje për kontributin që kemi dhënë në atë skuadër. Mendoj se në këtë pikë, Reali i Madridit është shumë më i mirë” deklaroi Fenomeni.