Kristiano Ronaldo është në kërkim të një skuadre që t’i dhurojë mundësinë të luajë në Champions dhe pasi ka mësuar lajmin për krisjen e Kilië Mbapesë me PSGnë, menaxheri Zhorzh Mendesh ua ka ofruar menjëherë klientin francezëve, duke qenë se edhe destinacioni i pëlqen shumë portugezit.
Sigurisht që CR7 nuk është më ai djaloshi i ri dhe bomberi i pagabueshëm, pavarësisht arritjes së 700 golave në klube, por nga ana e marketingut është një makineri dhe sigurisht që duke parë kostot që PSG-ja mund të humbë nga një largim i mundshëm i Mbapesë, Kristiano shihet si figurë që mund të sjellë jo pak sponsorë të rinj e të fuqishëm.
Sigurisht, një peshë të rëndësishme do të ketë edhe trajneri Galtier, për t’i garantuar minuta, sepse pa luajtur vështirë se mund të vijnë miliona nga jashtë.
Ndonëse pikësëpari duhet kuptuar se sa e vërtetë është çështja mes Mbapesë dhe PSG-së, për të provuar më pas të mësojmë se sa shanse ka Ronaldo që të shkojë në Paris dhe të formonte më në fund dyshen e ëndërruar gjithmonë me Mesin.