Ai 5 maj i 2002-it mbetet një kujtim shumë i hidhur: “Do ta luaja përsëri atë ndeshje me Lazio-n, mund të kishim fituar kampionatin.

Kemi gabuar gjithçka, por do të ishte bukur nëse do të kishim mundësi ta luanim përsëri”.

Këo kanë qenë fjalët e Ronaldo Nazario da Lima, për të gjithë i njohur si “Fenomeni”.

I ftuar në festën e 110-vjetorit të Inter dhe në listë për t’u bërë pjesë e Hollit të Famës të klubit milanez.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për 110-vjetorin e Inter, – ka thënë braziliani kur ka mbërritur te festa.

– Të shpallet sulmuesi më i mirë i historisë së këtij klubi është me të vërtetë një nder i madh sepse këtu kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj. Është një klub me një histori shumë të bukur”. /telesport/