Real Madrid ka shpartalluar Sevilla-n me rezultatin 5-0. Ronaldo shfaqi pesë Topat e Artë në prag të ndeshjes dhe me sa duket ishte një ogur i mirë për vendasit. Nacho zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’ dhe pas atij momentit golat filluan të rridhnin rrëke për Los Blancos. Në minutën e 23’ dhe 31’ Ronaldo shënoi dopeitën e parë të sezonit në La Liga dhe pas tij shënuan edhe Kroos dhe Hakimi. Pas pushimit Real Madrid uli ritmin duke ruajtur energjitë, gjithsesi arriti të kontrollonte ndeshjen ndaj Sevilla-s që ishte dorëzuar që pas gjysmë ore lojë.
Fitorja është e rëndësishme për moralin, për vetëbesimin e një skuadra që ka vuajtur shumë gjatë javëve të fundit dhe për renditjen.
Los Blancos janë ngjitur në vend të tretë me 31 pikë, vetëm pesë pikë larg kryesuesve të Barcelona-s që kanë një ndeshje më pak.