Brazili ka qenë gjithmonë djepi i lojtarëve të mëdhenj në historinë e futbollit, me emra që kanë lënë gjurmë të thella, si Ronaldo Nazário, kampion bote në 1994 dhe 2002. Në një intervistë ekskluzive për ESPN, ish-sulmuesi brazilian iu përgjigj disa pyetjeve, duke diskutuar mbi lojtarët që kanë qenë më të mirë se ai dhe rikthimin e Neymar te Santosi, mes temave të tjera.
I pyetur se kush ka qenë më i mirë, duke iu referuar ndikimit në fushë, Ronaldo nuk kishte asnjë dyshim se ishte mbi emra si Haaland, Romário, Leëandoëski, Ibrahimovic dhe Adriano.
“Të gjithë këta lojtarë më kanë parë duke luajtur, kanë pasur postera të mi në dhomat e tyre, o njeri…,” – tha me shaka presidenti i Real Valladolidit, gjatë intervistës me ESPN. Ai gjithashtu e vendosi veten mbi Thierry Henry.
Dilemë vetëm me Romário-n
‘Fenomeni’ pati pak më shumë dyshime kur u krahasua me Romário-n, një tjetër legjendë e sulmit brazilian.
“Romário ishte i fortë, shumë i fortë… Por mendoj se unë kam luajtur më mirë,” – theksoi ai.
Gjatë intervistës, u përmend edhe emri i Neymar-it, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 80 gola në 128 ndeshje, duke kaluar Ronaldo-n, i cili shënoi 62 gola në 98 ndeshje.
Megjithatë, Ronaldo nuk e ndryshoi qëndrimin e tij kur u pyet për Neymar-in:
“Neymar luan shumë, për Perëndi… Por mendoj se unë kam luajtur më mirë,” – përfundoi ai.