Cristiano Ronaldo i bindi dy lojtarë të nënshkruajnë për Manchester United dhe jo për Arsenalin me një telefonatë të thjeshtë. Ronaldo në fakt ishte kërkuar nga Arsenali kur ai kishte filluar shfaqjen e tij si i ri tek Sporting Lisbona, por ai në fund vendosi t’i bashkohej Unitedit për 12.75 milionë euro në vitin 2003, duke u shndërruar në lojtarin më të mirë në botë.
Një vit pasi Ronaldo fitoi Topin e Artë në vitin 2008, ai u largua në drejtim të Real Madridit për një shifër rekord të asaj kohe prej 80 milionë eurosh. Ishte pikërisht ylli portugez i cili i kishte bindur dy vëllezërit binjakë Rafael dhe Fabio Da Silva që të transferoheshin në ‘Old Trafford’.
Për këtë dyshe interesim kishte shprehur Arsenali gjatë kohës sa ishin pjesë e Fluminenses, por ishin monitoruar gjithashtu edhe nga ‘Djajtë e Kuq’. Kur Sir Alex Ferguson rekomandoi që të blihenm ata nënshkruan për Unitedin në shkurt të vitit 2007 dhe Ronaldo luajti një rol kyç.
“Ai më telefonoi dhe nuk do ta harrojë kurrë këtë. Telefoni im më shfaqte të gjitha zero (duke treguar një thirrje ndërkombëtare) dhe unë po thoja ‘Kush është ky? Unë kurrë nuk kam marrë një telefonatë të tillë’. Iu përgjigja dhe e njoha atë pasi isha stërvitur më parë me të”.

“Ai vetëm më tha ‘Ah (përshendetje portugeze)’. Unë vrapova në drejtim të autobusit tim duke thënë ‘Është Ronaldo, është Ronaldo. Ai po na telefonon për të biseduar’”.
“Ai pastaj tha ‘Po bie shi këtu, po bie shi në Mançester. Ju telefonova për t’iu thënë juve djema: nënshkruani për Manchester United. E di se do ta pëlqeni këtu”, ka thënë Silva.
Rafael ishte më i suksesshmi na dy vëllezërit, duke bërë 170 paraqitje dhe duke u shndërruar në zgjedhjen e parë për krahun e djathtë pas pensionimit të Gary Neville./Telegrafi/