Cristiano Ronaldo është duke shijuar ditët e fundit të pushimeve dhe ka vendosur që pas turit në Europë, të zbarkojë në ishullin e Madeirës, në Portugali, vendlindja e tij.
Sapo ka zbritur nga avioni personal, është pyetur nga i dërguari i të përditshmes spanjolle “A Bola”, ndërsa CR7 tha se ndihet i uritur për të fituar të tjerë trofe të rëndësishëm.
“Është një krenari dhe nder për mua të vij të takoj familjen në vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam gati për sezonin e ri, dua gjithmonë të përmirësohem. Përpiqem që të bëj më të mirën për të fituar sa më shumë trofe”, tha Ronaldo.