Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka për synim që ta “pushtojë Italinë, Europën dhe Botën” në sezonin e tij të tretë me bardhezinjtë e Torinos.
Ronaldo, i cili ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje në Serie A sezonin e fundit për të ndihmuar atë që ta fitojë titullin e nëntë me radhë në Itali, ka thënë sot se qëllimi është që lavdinë europiane ta kthejmë në Torino.
“Gjendja emocionale dhe ambiciet e mija janë më të mëdha se kurrë”.
“Po bëhemi gati për sezonin e tretë me bardhezitë, gjendja e ime emocionale dhe ambiciet janë më të larta se kurrë”, ka shkruar Ronaldo në Instagram. “Gola. Fitore. Përkushtim. Dedikim. Profesionalizëm”.
“ME tërë forcën time dhe me ndihmën e shokëve të çmuar dhe tërë stafit të Juventusit, ne do të punojmë përsëri për ta ‘pushtuar Italinë, Europën dhe Botën!”.
“Thyerje e rekordeve. Kapërcim i pengesave. Fitorja e titujve dhe arritja e qëllimeve personale. Për të bërë më shumë dhe më mirë edhe njëherë. Të arrimë më lart dhe të kemi sukses në sfidat tona që na dalin në rrugë”.
“Kështu çdo vit do të kemi një aventurë edhe më të mirë se përpara dhe të fitojmë çdo gjë për fansat dhe mbështetësit tonë”.
“Të mbajmë këtë pasion të mahnitshëm dhe unik që ka Juventusi dhe ta jetojmë historinë, duke lartësuar emrin tonë, vlerat tona me standardet tona më të larta”, përfundoi Ronaldo.