Real Madrid u rikthye sot te fitorja duke mposhtur 4-1 Valencia-n në “Mestalla”. Cristiano Ronaldo relizoi dy golat e parë, ndërsa Marcelo dhe Toni Kross përmbyllën “pokerin” madrilien. Gëzimi në radhët e “Los Blancos” ka qenë i lartë, duke qenë se u mungonte rezultati pozitiv dhe vazhdimësia në kampionat. Por, çka ka bërë sot çudi ishte gjesti i Ronaldos, i cili pas golit të Marcelos, është fokusuar duke “ngacmuar” mbrojtësin brazilian.

Një gjest që ka bërë çudi dhe që është komentuar shumë edhe në mediat e huaja.