Kristiano Ronaldo i ka mbyllur gojën kritikave me një tjetër tre-golësh, kësaj radhe përballë Noruiç, për të fituar me shifrat 3-2.

Portugezi shënoi dy herë në pjesën e parë, duke e bërë këtë sfidë të dukej e lehtë për “Djajtë e Kuq”, por Noruiç nuk u dorëzua duke barazuar shifrat.

Në minutën e 76’ ishte sërish Ronaldo, i cili me anë të një goditje dënimi dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë tre pikët Mançester Junajtid.

Tani skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnik futet sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, si pasojë edhe e humbjes së Totenhemit dhe Arsenalit.

REZULTATET:

MANÇESTER JUNAJTID 3-2 NORUIÇ

Ronaldo 7’, 32’, 76’ / Doell 45+1’, Puki 52’

UATFORD 1-2 BRENTFORD

Denis 54’ / Norgard 15’, Janson 90+6’

SAUTHEMPTON 1-0 ARSENAL

44’ Bednarek

TOTENHEM 0-1 BRAJTON

Trosard 90’