Si kurrë më parë bota ka nevojë për njerëzit bujarë dhe dashamirës, që janë gati të heqin disa miliona nga xhepi i tyre për të shpëtuar jetë. Kristiano Ronaldo është rritur në një familje me vështirësi në rrugët e një qyteti të vogël portugez dhe tani është një nga futbollistët që merr më shumë para nga puna e tij.
Gjithsesi, ai nuk e harron kurrë se nga ka ardhur dhe i ndihmon të gjithë sa herë kanë nevojë. Portugezi është autor i shumë bamirësive dhe të mirave, por nuk do të ndalet, sidomos tani që bota ka shpallur pandeminë globale. Portugezi do të ndihmojë vendlindjen e tij, Portugalinë.
Ai është pronar i disa hoteleve gjigante në Madeira dhe jo vetëm dhe sipas spanjolles “Marca”, është gati t’i nxjerrë nga funksioni ata, për t’i shndërruar në spitale për të prekurit me koronavirus.
Jo vetëm kaq, por ai do të paguajë të gjithë stafin që do të punojë në të, duke nisur nga sanitarët e rojet, deri të doktorët specialistë. Një gjest i jashtëzakonshëm në një moment kur të gjithë kanë nevojë. /vipsport/