Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr përkohësisht gjatë verës për t’u rikthyer në Evropë.

Sipas gazetës spanjolle El Gol Digital, Ronaldo mund të kthehet në Real Madrid në formë huazimi.

Raporti i këtij mediumi sugjeron se klubi spanjoll po shqyrton rikthimin e sulmuesit 40-vjeçar për të luajtur në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025.

Kjo lëvizje do t’i lejonte legjendës portugeze të kishte një “Vallëzimi i Fundit” me Los Blancos, klubin ku fitoi gjithçka.

Në sezonin 2024/25, Ronaldo ka luajtur 33 ndeshje për Al-Nassr, duke shënuar 28 gola dhe duke dhënë 4 asistime.

Vlera e tij aktuale në treg vlerësohet në 12 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/