Anësori i Manchester United, Anthony ka folur për marrëdhënien e tij me sulmuesin Cristiano Ronaldo

“Ndihem i lumtur dhe i thashë për këtë. Ne komunikojmë vazhdimisht. Më ndihmon të ndihem rehat. Më duket sikur e njoh prej kohësh. I thashë për këtë.

Ai ka një karrierë të shkëlqyer, është shembull për ata që janë më të rinj se ai.

Ne e kontrollojmë atë në videolojëra, e shikojmë në TV dhe tani kam mundësinë të ndaj momente të ndryshme me të. Ky është si një shpërblim për mua.