Menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka folur për aftësitë dhe kapacitetet e yllit portugez, me të cilin bashkëpunon që prej fillimit të karrierës së 34-vjeçarit
Ronaldo së fundmi u zgjodh futbollisti i vitit nga “Globe Soccer Awards” në Dubai. Dhe, menaxheri e ka ngritur në qiell sulmuesin e Juventusit.
“Cristiano Ronaldo për mua është gjithmonë më i miri në histori të futbollit. Ai është një lojtar komplet ndryshe dhe nga një galaksi tjetër. Ai është nga një specie tjetër”, ka thënë Mendez për “Sky Sport”.
“Vitin tjetër, ai do të jetë 35 vjeç dhe mund të luajë deri kur të dojë ai. Deri tani nuk ka bërë askush diçka të tillë, pasi i ka kaluar të 30-tat. Kjo është mjaft e rëndësishme për të rinjtë.
Ai dëshiron të fitojë me Juventusin. I ka realizuar 9 gola këtë sezon në Itali, ku është më e vështirë të shënosh në krahasim me kampionatet tjera. Nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, ka përfunduar Mendes.