Cristiano Ronaldo nuk njeh limite në fushën e blertë, ku pavarësisht moshës performanca e tij është e mahnitshme.
Të shtunën në mbrëmje, portugezi me golin ndaj Interit, kapi shifrën e 600 golave me të gjitha skuadrat ku ka luajtur.
Por Cr7 di të bëjë diferencën edhe jashtë fushe. Ylli i Juventusit njihet për pasionin e tij të madh ndaj makinave dhe kjo reflektohet në parkingun e shtëpisë ku rreshtohen disa nga veturat më luksoze.
Sipas “Marca”, sulmuesi nuk ka ndërmend të ndalet së zgjeruari ‘koleksionin’ e tij.
E përditshhmja spanjolle raporton se Ronaldo ka porositur një Bugatti jashtë serie me vlerë 11 milionë euro.