Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr i Brozovic fituan 3-1 kundër marokenëve të Raja Casablanca, duke fituar kështu te drejten per te shkuar ne gjysmëfinalen e Kupës së Kampionëve ne Arabi, një turne ku përfshihen eksponentët kryesorë të botës arabe.
Veterani fenomenal i sulmuesve, pas golit te shenuar ne ndeshjen e shkuar, reaizoi serish gol, të cilin e shënoi me nje te djathte te forte ne hyrje te zones në minutën e 19-të. Ne kete sfide shenoi edhe Fofana, ish futbollisti i Udinese dhe Lens.
Të dy CR7 dhe Brozovic mbetën në fushë 90 minuta. Kujtojme qe Al Hilal i Milinkovic-Savic dje rrëzoi Al Ittihadin e Koulibaly dhe Kante.
هدف النصر الثالث … فوفانا pic.twitter.com/gRZTZNM42j
— SKY MEDIA (@SkyNfc_2) August 6, 2023