Duhet një fizik prej “bishe”, për t’iu rezistuar goditjeve të jetës… dhe kundërshtarëve. Cristiano Ronaldo e di mirë këtë, ndaj muskujt në trupin e tij e përmbledhin më së miri gjithçka. I fuqishëm, plot muskuj në këmbë dhe në pjesët e tjera të trupit…, ky është efekti i parë për mirë tek ylli portugez, si në pamje, edhe në fushën e blertë. Nuk është narcizëm i pastër, sepse kujdesi për trupin është mbi të gjitha çështje pune për CR7.
Prandaj, çdo mundësi është e mirë për ta vënë atë në dukje. Ai e bën këtë sidomos në palestër, ku shfaqet midis një stërvitje dhe një tjetre.
Këtë “fotografi” ka dashur të na japë nga vetja pesë herë fituesi i “Topit të Artë” përmes postimit të fundit në rrjetet sociale. Ai pozon me dy shokë të tjerë, gjatë stërvitjes në palestër, duke treguar me krenari muskujt e tyre para aparatit fotografik.
Njëri në të djathtë, tjetri në të majtë dhe në qendër kampioni portugez, të tre na paraqiten si “Hulk”. Nga ana tjetër, me barkun e palestruar si “breshkë” (metafora në rastin konkret, referuar pamjes së muskujve si zhgualli i këtij zvarraniku), shumë do të pajtohen me faktin se Ronaldo nuk ka nevojë të imitojë askënd edhe si “builder”. Një futbollist unik si ai…/telesport/