Kupës së Botës në Katar i është rikthyer për të folur dhe njëherë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka dalë në mbrojtje të Kristiano Ronaldos.
Në një takim me studentët e “Universitetit Ataturk”, 68-vjeçari u ndal që të fliste dhe për Botërorin, duke përgëzuar Argjentinën për triumfin e saj.
“Argjentina luajti në mënyrë të mrekullueshme. Ata fituan trofeun pas 30 vitesh. Ne shpresojmë të njëjtën gjë për shtetin tonë. Makronit i thashë që mos t’i vinte keq, sepse Argjentina luajti më mirë”, u shpreh si fillim Erdogan.
Më pas ai foli dhe për Ronaldon, duke shtuar: “Ronaldo ra viktimë e politikave dhe sanksioneve që iu bën atij në Kupën e Botës. Të lësh në stol një lojtar si Ronaldo… ta futësh në lojë në pjesën e dytë… nuk mund t’ia bësh të gjitha këto gjëra të tilla atij”.