E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të mbetet pezull, me portugezin që e ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Manchester United, pasi kërkon të luajë në Champions League.
Portugezi ende nuk ka filluar stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, teksa raportohet se kërkon tashmë një klub të ri, por që ende nuk ka asgjë konkrete.
Një nga skuadrat që është lidhur kohët e fundit me transferimin e CR7 është edhe Atletico Madrid.
Por, tifozët e klubit spanjoll janë shprehur kundër transferimit në “Wanda Metropolitano”, shkaku se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një ikonë e rivalëve të tyre, Real Madridit.
Duke përdorur hashtagun ‘ContraCR7’ [KundërCR7] në rrjetin social “Twitter”, shumë “Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranonin transferimin e tij.